KreuCelebrity

Jonida Vokshi në një lidhje romantike: “Nuk bëj dot dashuri, jetoj me prindërit!”

Moderatorja e njohur bukuroshe, Jonida Vokshi është përfolur jo rrallëherë për një lidhje të mundshme romantike të sajën. Shpeshherë, mediat e kanë lidhur Jonidën me artistin e njohur Capital T, por Jonida i ka hedhur poshtë fjalët, duke thënë se është e gjitha një thashethem.

Image result for jonida vokshi capital t

Megjithatë, e ftuar sot në emisionin “Thumb”, Jonida nuk e mohon se ka vërtet një lidhje romantike në jetën e saj, e madje ka shkuar më tej, duke dhënë edhe detaje.

E pyetur se si e menaxhon kohën e saj për të fjetur, ngrënë dhe bërë dashuri, Jonida u përgjigj:

“Këto tre gjëra i kam pikë të dobët. Pa gjumë nuk funksionoj dot, sidomos orët e para të mëngjesit deri në 12.Për ushqimin, ha në çdo moment, dal nga studio ha 5 minuta ndonjë gjë, marr ushqime me vete  në çantë.”

Për sa i përket bërjes dashuri, ajo rrëfeu: “Është pak e vështirë se unë jetoj me prindërit. Edhe ai me prindërit”, duke konfirmuar kështu që ka një mashkull në jetën e saj, pa dhënë asnjë emër.

Pyesim veten cili është djali që ia ka rrëmbyer zemrën!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF