Krishtlindje pa Mariah Carey?! Këngëtarja anullon 3 koncerte!

Kur themi “Krishtlindje”, na vjen ndërmend dëbora, pemët e gjelbra dhe topthat shumëngjyrësh, një kupë me çokollatë të ngrohtë, por nuk harrojmë as këngën “All I want for Christmas is you” të divës Mariah Carey!

Megjithatë, diva e Krishtlindjeve do merrka disa ditë pushim këtë vit, sepse ka anulluar 3 koncerte tashmë, për shkak të probleme shëndetësore.

Image result for mariah carey christmas

Këngëtarja ka shkruar në Twitter se aktualisht po vuan nga një infeksion në rrugët e frymëmarrjes, dhe doktorët e kanë këshilluar të pushojë. Për këtë arsye, ajo nuk mund ta nisë turin e saj “All I want for Christmas is you”, deri në datë 2 dhjetor.

Akoma më mirë në fakt, sepse ku qëndron lezeti i këngëve të Krishtlindjeve që në nëntor?



Mariah do të performojë në datat 2, 4, 5 dhjetor në teatrin “Beacon” në Nju Jork. Turet e saj të përvitshme të Krishtlindjeve tërheqin gjithnjë një numër të madh fansash, dhe është për t’u habitur se si nuk mërziten ata nga këngëtarja.

Eh, efekti “diva” i Mariah Carey-t!

Image result for mariah carey christmas

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *