KreuBordo Men

Kujt i tregon muskujt Nik Xhelilaj?

Nik Xhelilaj po shkon në palestër apo po tregon muskujt? Aktori i njohur shqiptar Nik Xhelilaj ka postuar një foto në instastory ku tregon muskujt muskulozë, teksa ngre mëngën e një t-shirt të zi.

Gjëja e parë që na shkoi në mend ishte se po përgatitej për palestër, ose po i tregonte dikujt muskujt, por jo. Nik Xhelilaj lajmëronte për rolin e tij si Marko në serialin turk, ku ai është angazhuar prej kohësh. Sipër fotos shkruhej “this evening…20:00” këtë mbrëmje në orën 20:00 në televizionin turk TRT1.

Kaq ka mjaftuar dhe kanë vërshuar komentet e fansave të cilët e përgëzojnë dhe e urojnë për rolin.

Dikush i shkruan: “Friday is Marco Day” (e premtja është dita e Markos), një tjetër i thotë se është perfekt në atë rol. Një pjesë tjetër ndihen krenarë për suksesin e tij.

Më herët në 12 shtator Nik Xhelilaj postoi një foto në instagram përkrah regjisorit Gjergj Xhuvani, aktores Luiza Xhuvani dhe producentit Dritan Huqi, ku lajmëronte projektin e radhës. Se për kë projekt e kishte fjalën nuk e dimë, na mbetet vetëm të presim. Por ajo që dimë me siguri është se aktori i talentuar dhe simpatik shqiptar po korr sukses në Turqi i angazhuar në botën e telefilmave.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF