KreuCelebrity

Mariza Ikonomi: Ja kush më pyet kur do martohem?

Këngëtarja Mariza Ikonomi thuajse asnjëherë nuk ka folur për jetën e saj private, por duket se atë asgjë nuk e shqetëson aspak ky fakt, ndoshta sepse është në pritje të princit të saj të kaltër.

E ftuar në programin televiziv “Lart e Poshtë”, e pyetur nëse të afërmit e saj e pyesin se përse nuk martohet, këngëtarja ka pohuar se në fakt ndihet mirë që e ëma dhe i ati nuk i bën atë pyetje paksa të sikletshme: Kur do të martohesh. “Prindërit e mi nuk janë posesivë dhe i falënderoj për këtë”-rrëfen artisjta.

Por siç edhe ndodh zakonisht në të tilla raste, nëse të afërmit nuk të pyesin, janë ata që takon më shpesh që edhe nuk ia kursejnë këtë pyetje. “Ndodh që kur takoj ndonjë njeri në rrugë më thotë: Po hë, çfarë po bën?.

Mariza e cila karakterizohet nga një natyrë e qeshur gjithmonë, ndoshta ka një mënyrë origjinale për t’i kthyer përgjigje. Kjo sepse të paktën ajo nuk ndihet aspak në siklet për faktin që është ende beqare, ndoshta i pëlqen kjo periudhë dhe po përpiqet ta shijojë sa më shumë, edhe pse kjo besdisje ndodh rëndom në Shqipëri për të gjitha vajzat e moshës së saj.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF