KreuCelebrity

Miriami: Albanin e provokojnë, por nuk bëhem xheloze

Këngëtarja Miriam Cani ishte e ftuar mbrëmë“Top Shoë Magazine”,  ku përveç projekteve në muzikë foli edhe për marrëdhënien e saj me Albanin. E pyetur se si ndihej Miriami kur i provokojnë bashkëshortin, ajo u përgjigj:

“Në fakt kemi pak nga këto rastet, por unë nuk bëhem xheloze. Jam shumë e lumtur kur femrat reagojnë pozitivisht ndaj këngëve të Albanit”- tha ajo.

“Ne kemi tashmë 10 vite të lidhur dhe jemi mësuar me gjithçka të njëri tjetrit. Në momentin që bëhesh prind 90 përqind e zënkave janë gjithmonë për fëmijën. Kujdes si e preke! E vrare! Pse e puth kaq fortë! Por Albani është shumë pas detajeve, po ashtu si është në muzikë”, tregon Miriami për marrëdhënien e saj me bashkëshortin dhe vajzën.

Këngëtarja Miriam Cani do ta shohim së shpejti edhe me një duet me bashkëshortin e saj Alban Skënderaj.

“Është bashkëpunimi më i rëndësishëm në karrierën tonë dhe më i sinqerti”- deklaroi ajo.

Miriami tregoi gjithashtu se pauza në muzikë ishte për t’u kujdesur për vajzën e saj të vogël Amelia.

“Të duhet kohë të mësohesh me këtë rol të ri, por edhe e kam shijuar pafund. Por ishte edhe një tërheqje instiktive, kur për 13-14 vite unë nuk isha ndalur për asnjë moment”.

Ajo tha gjithashtu se më 28 nëntor, ditën e Pavarësisë, vajza e saj Amelia ka ditëlindjen dhe mbush 2 vjeç.

Ndërsa e pyetur nëse Amelia do të jetë në klipin e ri, Miriami buzëqeshi dhe nuk e mohoi një gjë të tillë.

Miriam Cani u rikthye pak ditë më parë me këngën “Meteor”, ndërsa njoftoi se së shpejti do të realizojë edhe një duet me bashkëshortin e saj, Albanin.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF