KreuCelebrity

Besi në vështirësi, rrëfen cilën zgjedh mes gjyshes dhe bashkëshortes…

Loja “Ndaje ose haje” ka zbuluar një tjetër të vërtetë ndër radhët e personazheve. Duke ndarë tryezën me Shakohoxhën, Bes Kallaku nuk ka bërë zgjedhjen e partnerit në lojë. Shakohoxha ka preferuar të hajë ushqimin e çuditshëm, dhe jo t’i përgjigjet pyetjes: “Cila nga moderatoret sportive është më e afta dhe cila më pak e aftë?” Aktori i humorit, nga ana tjetër është gjendur në vështirësi para një tjetër sfide.


Mes alternativës së ushqimit dhe përgjigjes se cilën do të shpëtonte, Ijen apo Xhensilën, Kallaku la zgjedhur këtë të fundit. Duke marrë parasysh marrëdhënien e tij me gjyshen, ndoshta shumica po prisnin të dëgjonin emrin e saj, por Besi zgjodhi, në fakt, bashkëshorten. Nga ana tjetër, këtë nuk e la pa një shpjegim.


“Ija do të më thoshte që të shpëtoja Xhensilën. Unë padyshim që do të bëja çfarë do të thoshte Ija. Do ta kuptojë, do të shpëtoja Xhensilën”, ka sqaruar ai, e nga ana tjetër, mes gjithë romancës që kemi parë mes çiftit, nuk është habi që dëgjuam një përgjigje të tillë…

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF