Çani e quan “Zonë e Lirë” komercial, flet për fitimet dhe pagën! 0 196

Eh, kjo fundjavë mesa duket ka patur dy tema kryesore: “cilin nga personazhet do të shpëtonit” dhe pagën e moderatorëve. Arjan Çani përflitet se merr një shumë mujore marramendëse, prej 20 milion lekësh. Rrugëtimi i tij me “Zonë e Lirë” ka nisur që në 2005 në ekranin e TVA, ndërsa prej vitesh përfaqësohet në Klan. I ftuar në “Why Not”, Çani ka folur jo pak për rrugëtimin e tij.

Moderatori është shprehur se paga është e lartë dhe përfshihet në rrogat e mira. “Nuk dua ta zbuloj shifrën”, ka thënë ai, edhe pse shumica njohin atë çka përmendëm më lart. Çani e ka quajtur “Zonë e Lirë” një emision komercial, “i cili ka çmime shumë të mëdha dhe shumë sponsora”. Edhe në këtë pikë, moderatori është treguar i rezervuar në gjuhën e numrave, e kësaj i ka dhënë një shpjegim.


“Nuk është sekret, por nuk ka ndonjë rëndësi. Sepse unë do ta bëja njësoj edhe po të mos ishin lekët”, ka thënë Çani, duke vërtetuar se lidhja me “Zonë e Lirë” është vërtetë e pandashme. Ai ka theksuar gjithashtu se dashuria për skupet dhe perversiteteve televizive e kanë tërhequr gjithmonë…

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *