Diana, e bindur se Harry ishte arsyeja e dështimit të martesës së saj!

Të mendosh në kushtet e tanishme që Princ William do të kishte një motër, ështē disi absurde, por rrethanat në fillimet e jetës së trashëgimtarëve nuk kanë qenë aspak të njejta. Në një nga intervistat e fundit, Princeshë Diana ka shprehur bindjen se ardhja në jetë e Princ Harry-t e ka zhgënjyer thellësisht të atin e tij. Në po të njejtën bisedë, Lady D nuk është rezervuar të shprehë çastet e hidhura gjatë shtatzënisë së dytë.


Sipas Diana-s, data e lindjes së Harry-t shënoi edhe tatëpjetën në marrëdhënien e saj me Princ Charles. “Unë dhe Charles ishim jashtëzakonisht shumë të lidhur gjashtë javë para lindjes së Harry-t, qendronim më pranë se ç’kishim qenë e se ç’do të jemi ndonjëherë”, ka kujtuar Princesha gjatë rrëfimit. Diana ka shpjeguar se ishte në dijeni për gjininë e fëmijës, por e kishte mbajtur të fshehtë.


“Ai dëshironte vajzë. Kishte shprehur dëshirën të kishte dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë”, ka thënë ndër të tjera Lady D. Fakti që Charles e ka zbuluar seksin e të sapolindurit në fund, ka qenë kthesë e pakthyeshme për martesën e çiftit rojal. Diana zbulon se ai ka thënë: “Oh jo, është djalë…është dhe flokëkuq!”  Duket se marrëdhënia mes tyre nuk ka qenë aspak ideale!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *