KreuCelebrity

Miley Cyrus uron këngëtaren shqiptare, e quan shoqe të ngushtë!

Miley Cyrus është duke përjetuar një nga periudhat më të qeta në jetë. Përkrah Liam Hamsworth, Miley e ka harruar periudhën e çmendurisë, ku u përfshi disa kohë më parë. Me fjalët që qarkullojnë lart e poshtë për një shtatzëni të mundshme, Cyrus është në momentin e saj më të mirë.

Këtë javë, këngëtarja ka festuar ditëlindjen e saj, ndërsa vetëm pas tre ditësh ka qenë radha e artistes shqiptare që të festojë ditën speciale. Miley nuk e ka kursyer urimin për Rita  Orën, e cila po e përjeton 27-vjetorin në mënyrën më të mirë të mundshme. “Gëzuar ditëlindjen, një nga miket më të mira që kam, Rita Ora”, ka shkruar Cyrus në InstaStory, në një nga fotot përkrah Ritës.


Nga ana tjetër, më datë 23 Ora ka postuar një foto në Instagram, ku shprehet se po e feston gjithë javën vetëm për ditën e saj speciale. “Kjo është edhe për shoqen time, Miley Cyrus”, ka shkruar ajo, ndërsa duket se mes kolegeve ekziston një miqësi shumë e mirë. Gëzuar ditëlindjen, Rita Ora!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF