KreuCelebrity

Përlotet Marina, natë emocionuese në homazh të Lalos në “Ces’t La Vie”

Rreth dy ditë më parë u zbulua se kjo e diel nuk do ta gjente “Ces’t La Vie” në konkurrim e sipër, pasi produksioni kishte menduar për diçka tjetër. Në kujtim të Aleksandër Lalos, nata e sotme do të sjellë në kujtesë të gjithë krijimtarinë e kompozitorit, e shumëçka tjetër. Por, çfarë ka rëndësi, është se kjo puntatë i kushtohet totalisht mjeshtrit të muzikës.


Nuk mund të mungonte drejtimi i natës nga ana e Marinës, e cila nuk e kaluar lehtë prezantimin e mbrëmjes. Që në fjalët e para, moderatores i është dashur të kërkojë falje, për shkak të lotëve. “Është e kuptueshme që na pushtojnë emocione të tilla”, ka thënë Marina, ndërsa i ftuari i parë ndër artistët e mëdhenj ka qenë Luan Zhegu.


Konkurrentët e “Ces’t La Vie” po sjellin disa nga krijimet më të njohura të Lalos, ndërsa nuk ka munguar asnjë përmbledhje e momenteve më të mira të kompozitorit në këtë format…

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF