KreuCelebrity

A kanë motër vëllezërit korçarë?

Kësaj pyetje që shumëkush mund të ketë pasur për vëllezërit e mirënjohur të muzikës shqiptare Endri dhe Stefi iu dha sot përgjigje në emisionin Wake Up në Top Channel.

Po. Ata kanë një motër që quhet Albana dhe është larg botës së showbizit. Ajo është mësuese në Korçë dhe ka dy djem, pohuan këngëtarët.

Për ta, ajo është dashamirësja më e madhe e këngëve të tyre, mbështetësja dhe përkrahësja e pakufishme.

Ajo është dashmirësja më e madhe e jona. Edhe pse jeton në Korçë, ajo është çdo ditë me ne dhe muzikën tonë” -u shprehën këngëtarët.

Po kur është zgjimi i këngëtarëve vëllezër? Ata u përgjigjën  se zgjimi i zakonshëm i tyre është në orën 12 të mesditës, për shkak të akviteteve dhe koncertëve të natës që i mban të angazhuar.

Endir dhe Stefi folën gjithashtu edhe për projektet e tyre të reja muzikore dhe muzikën që kanë pëlqyer që nga rinia e tyre.

Të pyetur nëse e shohin veten të ndarë nga njëri-tjetri në muzikë ata thanë se kjo është e pamundur, pavarësisht se kanë pasur bashkëpunime edhe me Vesa Lumën, Anjeza Shahinin dhe të tjerë këngëtarë.

Të pyetur për marrëdhënien me këngëtaren Artiola Toska, për shkak të konkurimit të saj vjet te Kënga Magjike, ata mbajtën sërish të njëjtin qëndrim, duke shtuar se pavarësisht vlerësimit që kanë për Artiolën dhe Florin, mendojnë se kënga e saj (popullore) nuk ishte për atëfestival.

Endri dhe Stefi, konkurojnë së fundi në festivalin e e sivjetshëm RTSH-së me këngën “Mesazh”.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF