KreuCelebrity

Anxhela Peristeri: Të qënit shqiptare më penalizoi në Greqi

Jo të gjithë mund t’ia dalin të jenë të sukseshëm në tregun ndërkombëtar, pavarësisht talentit dhe aftësisë. Këtë na e ka konfirmuar së fundi edhe këngëtarja Anxhela Peristeri gjatë një intervistë për emisionin “Prive” në Klan Kosova.

Këngëtarja ka rrëfyer se pas 7 vitesh në Greqi, ishte e vështirë të arrije atje ku duhet, sepse të qënit shqiptare e penalizoi.

“Nuk arrita atje ku duhet, sepse të qënit shqiptare më penalizoi, sepse nuk bëja dot karrierë. Në këtë pikë duhej gjithmonë të fshihesha që isha shqiptare, gjë që nuk e bëja dot…” – rrëfen Anxhela për Prive, pa mohuar se të gjitha sukseset që pati i fitoi falë talentit dhe zërit të saj.

Por ajo që na ka habitur është deklarata e saj e fortë për mënyrën e të bërit karrierë në shtetin fqinj.

“Falë talentit dhe zërit tim arrita të këndoj nëpër skenat më të mëdha dhe me këngëtarët më të mëdhenj. Por që të bësh aty një diskografi dhe diçka tjetër, e para duhet të jesh shumë e pasur dhe e dyta duhet të kalosh nëpër shumë krevate, kështu që unë nuk e pata dot këtë mundësi.  Ndoshta nëpërmjet karrierës sime në Shqipëri, ndoshta në të ardhmen bëhem e famshme dhe ashtu siç dua unë, jo ashtu siç duan ata …”- rrëfen Anxhela.

Anxhela Peristeri është një prej këngëtareve që jetoi shtatë vite në Greqi dhe provoi të depërtonte në diskografinë greke, por nuk e pati aq të thjeshtë dhe sa e mendonte.

Për momentin, Anxhela po shijon sukseset në Shqipëri. Së fundi, ajo ka prezantuar këngën e saj të re në Këngën Magjike, “E çmendur”, për të cilën pretendon edhe çmim dhe është pjesë e “C’est la vie”, spektakli më i ri që ka nisur pak javë më parë në Tv Klan.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF