Harrojeni luksin e limuzinat, Balina sjell një tjetër anë fantastike të Francës!

Sa herë flasim për Francën, mendja identifikon Parisin. Mbushemi me emocionet që dhuron eleganca, klasi i ambienteve përreth, hijeshia, feminiteti e shumëçka tjetër. Me pak fjalë, mendja prodhon vetëm klishenë, të cilën jemi mësuar ta shohim kryesisht nga filmat apo fotot e shkrepura nga vizitorët.

Nga ana tjetër, edhe pse në këtë periudhë të vitit mund të mos ju shkojë mendja për rivierën franceze, Balina Bodinaku mendon të kundërtën. Ndalesa për këtë fundjavë ka qenë Nica, edhe pse nuk ishte i vetmi vend që vizitoi Balina. Me Andin përkrahë (normalisht), Bodinaku ka sjellë një tjetër anë fantastike të Francës.


Një mëngjes me diell, buzë detit, në pistën e vrapimit – a nuk është kjo tipike franceze? Pas kësaj, veshur me një fustan me pika, xhaketë e çizme të zeza, pranë një dere druri, Bodinaku shkruan: “Grasse, qyteza që mban erë parfum”.  Më pas, për të qendruar përsëri sa më larg klishesë, çifti Balina-Andi kanë vendosur të shijojnë një ndeshje futbolli si spektatorë në një nga stadiumet franceze.


Veshur sportive e me kapele në kokë, Balina këtë herë ka sjellë një frymë më pranë të përditshmes, por prapë, më franceze se kurrë. Një Francë krejt ndryshe, apo jo?

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *