KreuCelebrity

Irritohet dhe një herë Emina: “Turp për ju, që shisni veten për ca euro!”

Emina Cunmulaj duket e lidhur ngushtë me jetën politike në trojet shqiptare, edhe pse ndodhet shumë larg kufijve. Pas një mini-fushate për një nga partitë politike, modelja mesa duket ka pritur rezultate krejt ndryshe, ndërsa të dhënat më të fundit e kanë irrituar së tepërmi. Cunmulaj ka shkruar një status në My Story, ku nuk ka lënë pa përmendur fjalë të hidhura.

“Ditë e keqe për Malësinë. Turp! Turp që e quani veten shqiptar!”, e ka nisur kështu shkrimin Emina, e nuk e ka lënë me kaq. “Votoni për partitë që janë kundra shqiptarëve…E tani, më 28 nëntor do çoheni të festoni sepse e quani veten patriota!”, ka vijuar edhe më tej modelja, duke shfaqur dukshëm irritimin e saj.

“Ju jeni koprraca, që shisni veten për ca euro, sepse ai që shet votën, shet veten”, e ka.mbyllur kështu Cunmulaj shkrimin në rrjetin social, për të na kujtuar se kjo nuk është hera e parë që shohim të tillë revoltë nga Emina. Para pak ditësh, ajo u përball me fansat gjatë një video live, ku akuzoi komentuesit kundër lidhur me thirrjen që vetë modelja i kishte bërë UNICEF për të ndihmuar fëmijët shqiptarë pa ndihmë ekonomike…

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF