Ja çmimi i Beyonce për të performuar live në dasmën e Bale 0 167

Ylli i Realit të Madridit dhe Uellsit, Gareth Bale dëshiron të thërrasë Beyonce për të kënduar në dasmën e tij vitin e ardhshëm.

Bale ka vendosur të martohet me partneren e tij afatgjatë Emma Rhys-Jones në pranverë dhe “Sun” raporton që ai do të donte që ylli i ish Destiny’s Child të argëtojë të ftuarit. Kapiteni i Uellsit ka vendosur që të organizojë një dasmë madhështore dhe të sjellë edhe Beyonce, por jo si të ftuar, por për të kënduar në ceremoni.

Këngëtarja amerikane ka kërkuar 1.5 milionë euro për të performuar live Hitet “Halo” dhe “Crazy in Love”, një vlerë që duket se është e mundur të arrihet nga Bale dhe futbollisti ka nisur negociatat me 36 vjeçaren nga Houston për të zyrtarizuar marrëveshjen.

Dasma do të zhvillohet në Itali dhe u vonua pasi babai i Rhys-Jones u burgos për mashtrim.në SHBA.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *