Njoftimi zyrtar: Ja kur martohen Princi Harry dhe Meghan Markle? 0 285

Princi Harry dhe Meghan Markle martohen në pranverën e 2018-ës dhe nuk është vetëm një zhurmë. Është ky njoftimi zyrtar i profileve sociale Windsor, i cili ka publikuar shpalljen zyrtare duke shkruar:

“Lartësia e tij mbretërore Princi Henri dhe znj. Meghan Marklesi janë të fejuar dhe do të martohen.

Lartësia e tij mbretërore Princi i Uellsit ka kënaqësinë të shpallë fejesën e Princit Henry me Zonjën Meghan Markle.

Dasma do të mbahet në pranverë të vitit 2018. Lajmet e mëtejshme rreth dasmës do të shpallen së shpejti.

Lartësia e tij mbretërore dhe Znj. Meghan u fejuan në Londër këtë muaj.

Princi Henry njoftoi Madhërinë e Saj Mbretëreshën dhe anëtarët e tjerë të familjes mbretërore.

Princi Henry gjithashtu mori miratimin e familjes Meghan.

Çifti do të jetojë në Cottage Nottingham në Pallatin Kensington”- thuhet në njoftimin zyrtar.

Shpallja e njoftimit zyrtar i jep fund zërave për një martesë të mundshme në verë.

Pallati Kensington shkroi në tuiter se çifti do të shfaqet për një foto të hënën pasdite, pasuar nga një intervistë transmetimi në U.K në mbrëmje.

Princi William dhe Dukesha Kate deklaruan menjëherë se: “Ne jemi shumë të ngazëllyer për Harryn dhe Meghan. Ishte e mrekullueshme të njihje Meghan dhe të shihje sesa të lumtur janë ajo dhe Harry së bashku. ”

Edhe prindërit e Markle gjithashtu lëshuan një deklaratë nëpërmjet Kensington Palace. “Ne jemi jashtëzakonisht të lumtur për Meghan dhe Harry,” tha Thomas Markle dhe Doria Ragland.

“Vajza jonë ka qenë gjithmonë një person i dashur. Duke parë bashkimin e saj me Harry, i cili ndan cilësitë e njëjta, është një burim i madh gëzimi për ne si prindër. Ne u urojmë atyre një jetë të lumtur dhe jemi shumë të ngazëllyer për të ardhmen e tyre së bashku “.- thanë ata.

33 vjeçari Harry dhe 36 vjeçarja  Markle u shfaqën për herë të parë në publik në shtator, në Lojërat e Invictus 2017 në Toronto. Ata u panë duke i mbajtur duart njëri – tjetrit, duke u puthur dhe duke kaluar kohë me nënën e saj. “Harry e takoi për herë të parë Dorian verën e kaluar kur vizitoi Los Anxhelos me Meghanin”, tha një burim.

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *