Kinefilë, mbyllni veshët! Një film për Kardashianet është në ‘pjekje’ e sipër! 0 192

Edhe pse mund të mendojmë “BOLL MË ME KARDASHIANËT”, prezenca e tyre në mediat sociale, por edhe në spektaklet amerikane është e pashmansghme. Duam apo nuk duam, të paktën dy herë në ditë dëgjojmë për to ose shohim ndonjë copëz fotoje nga ndonjëra prej tyre. Për shumicën janë shndërruar në një monotoni, por ka dhe nga ata që janë fansa të flaktë të një prej familjeve më të famshme në SHBA.

Në një nga intervistat e fundit, Kim ka thënë se nuk do të jetë aspak çudi nëse një film i tërë do t’i kushtohej vetëm familjes së saj. Dhe, nëse Kim e supozon, atëherë do të ndodhë. Ajo ka shprehur gjithashtu se ka një dëshirë në veçanti lidhur me aktoren që do ta luajë në projektin kinematografik. Edhe pse duket disi e çuditshme, bashkëshortja e Kanye West ka në mendje një prej aktoreve më të paguara, fituese të çmimit Oscar.

Bëhet fjalë për Jennifer Lawrence, që është njëkohësisht dhe një nga fanset më të flakta të familjes Kardashian (duh!) Sipas Kim, nuk ka aktore si Lawrence, kështu që dëshira e saj më e madhe është që të përfaqësohet pikërisht nga kjo artiste. Tashmë, po vrasim mendjen sa grim e kënde të përzgjedhura kamere duhen, për të shndërruar J-Law (175 cm) në Kim (159 cm)…

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *