KreuCelebrity

Pas së ëmës, Çani i del në mbrojtje Spiros: “Nuk e ka hedhur ndonjëherë në publik dashnorin!”

Edhe pse njihet për natyrën e tijngacmuese dhe të apasionuar pas thashethemeve mbi personazhet publike, mesa duket këtë herë Arjan Çani nuk ka dashur ta vërë në qendër të vëmendjes rastin e Viola Spiros. Deri më tani, kemi lexuar për reagimin e fortë të ardhur nga e ëma e moderatores, ndërsa Çani ka qenë personazhi i radhës që ka kundërshtuar paragjykimin e figurës së Violës. Autori i ‘Zonë e Lirë’ ka reaguar me një status në rrjetet sociale.

“Viola Spiro nuk e ka hedhur ndonjëherë në publik dashnorin e saj”, e ka nisur kështu statusin Arjani, duke theksuar se nuk kishte pse të bëhej pjesë e paragjykimeve mediatike. “Violën e njoh pak, por më është dukur një prezantuese simpatike. Sot jam me Violën dhe jam kundër atyre që e përgojojnë”, është shprehur edhe më tej Çani, ndërsa nuk kemi parë shumë në këtë drejtim, nga pjesa tjetër e personazheve publikë.

E djeshmja solli në vëmendje më shumë se kurrë moderatoren, për shkak të arrestimit të të dashurit të saj në Itali, por edhe për faktin se foto e çiftit ishte në kye të gazetës ‘La Nazione’. Në po të njejtin burim, ishte kushtuar edhe një shkrim për Spiron, ku informohej se drejtuesja e emisioneve ishte e dashura e Valdin Selaj. Nga vetë Viola, deri më tani nuk ka ardhur asnjë reagim zyrtar…

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF