KreuCelebrity

Rezart Veleshnja sërish i dashuruar, një “Gëzime” për “Betim Spërdhimën”

Verën e kaluar, aktori i njohur i humorit Rezart Veleshnja, i dashur për publikun shqiptar me rolin e tij në “Portokalli” si “Betim Spërdhima”, u nda nga e fejuara e tij, grimierja Pranvera Metolli.

Statusin “i fejuar”, si aktori, ashtu edhe Pranvera, e kanë fshirë nga profilet e tyre në atë kohë.

Por duket se Rezart Veleshnja ka gjetur sërish dashurinë e tij, sipas postimit të fundit të artistit në Instagram.

Në foton në Instagramin e Rezartit, shfaqen ai vetë, dhe fshehur mbas tij, duke treguar vetëm sytë, një vajzë, të cilën ai e quan “My love” – “Dashuria ime”.

Menjëherë ndjekësit e Rezartit kanë nisur të bëjnë shaka me të, duke i thënë se e nxori më në fund “Gëzimen”, të dashurën e personazhit të tij Betimit.

Megjithatë, Rezarti nuk ka bërë tag dhe nuk ka emër të vajzës shkruar në foto, ndaj nuk dihet identiteti i saj.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF