KreuCelebrity

Bisha në dy koka, surpriza për pavarësinë e Getoar Selimit

Në 105 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, reperi i njohur kosovar Getoar Selimi ka surprizuar publikun me projektin e radhës, që i kushtohet totalisht Shqipërisë, flamurit dhe Pavarësisë.

“Bisha me dy koka”, është titulli i këngës që i dedikohet shqiptarëve dhe ka në fokus kombin, duke shprehur dashuri dhe krenari për atdheun.

Klipi ka motive shqiptare dhe është realizuar në një nga vendet më të bukura të Shqipërisë, ndërsa në klip Geti e Skivi shfaqen në një monument sikurse Ismail Qemali dhe Isa Boletini 105 vjet më parë.

Projekti duket mjaft interesant dhe konfirmon përkushtimin muzikor të Geasyt dhe gjithë grupit këtë fundvit, duke iu dhënë fund zërave se në grupin e tyre ka përçarje.

Geasy dhe Skivi e publikuan pikërisht në datën “28 Nëntor” këtë projekt të madh.

Diez ka punuar muzikën, kurse teksti nga vetë artistët, ndërsa spoti në borë u punua nga XL Films.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF