KreuCelebrity

“Dhurata”/Albani dhe Miriami publikojnë klipin për vajzën

Erdhi si dhuratë për ditëlindje klipi i publikuar me po këtë emër “Dhurata” i Alban Skënderajt dhe Miriam Canit, në ditën e ditëlindjes së vajzës së tyre. Bashkëpunimi i tyre me këtë këngë ishte paralajmëruar prej ditësh, por sot dy prindërit, publikuan videon, shoqëruar edhe nga një urim special për të shtrenjtën e tyre.

“Gëzuar datëlindjen e shtrenjta ime në këtë ditë të madhe dhe të bekuar. Ti erdhe atëhere kur kishim më shumë se kurrë nevojë për ty si Dhurata më e bukur në jetë. Kjo këngë që besoj se janë fjalet e çdo prindi është Dhurata jonë për ty. Ti sot mbush 2 vjeç dhe ne urojmë me zemër që të bëhesh 105. Na duket sikur të gjithë shqiptarët sot festojnë pak edhe për ty. Gëzuar ditën e Pavarësisë të gjitheve dhe qofshi të lumtur pranë familjeve tuaja”, shkruan Albani.

Ndërsa urimi i Miriamit: “Gëzuar Datëlindjen zemra e mamit.

Sot qielli është i pastër për të dhuruar të gjitha rrezet e diellit që ti meriton në këtë ditë të madhe. Asgjë nuk dua më shumë në jetë se lumturinë tënde. “Ti je dhurata më e bukur në jetë, je të gjitha përgjigjet, je suksesi i vërtetë.”

Gëzuar shpirt me këtë këngë ty dhe çdo prindi, fëmijë e çdo shqiptari kudo në botë”- shkruan Miriami.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF