KreuCelebrity

Sofia Kastrioti uron me simbolin e shqiponjës shqiptarët

Sofia Kastrioti, stërmbesa e heroit kombëtar shqiptar, Gjergj Kastriotit- Skënderbeu, ka uruar në një mënyrë të veçantë për Festën e 105 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

E shoqëruar nga prindërit dhe familjarët e saj, Sofia Kastriota ka uruar për 28 Nëntorin e shqiptarëve, përmes llogarisë së saj zyrtare në facebook e Instagram, duke bërë me duar simbolin e shqiponjës.

Sofia Kastrioti jeton në Australi, ku familja e saj ka emigruar para disa vitesh nga Italia. Ajo ka gjakun e Kastriotëve dhe përpiqet të ruajë fort traditën edhe pse nuk ka lindur në Shqipëri dhe nuk flet shqip.

Sofia tregon me krenari për origjinën dhe prejardhjen nga familja paritotike. Ajo i bie bukur violinës dhe këndon këngët e vjetra shqiptare.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF