KreuBusull

Të hamë “shqip”, në panairin mbarëkombëtar “Shqipëria punon tokën”!

Gëzuar Festat e Nëntorit! Raste të tilla të veçanta na kujtojnë bukurinë e të qenit shqiptar, veçantitë tona, që nga gjuha e deri te traditat, që zor se ua gjen shoqen tjetërkund!

Nuk harrohen këtu edhe ushqimet tona karakteristike, si në cilësi, ashtu edhe në shije, dhe një lajm i mirë është bërë i ditur me rastin e gëzuar të festave, pikërisht mbi këtë çështje!

Afmosferës së festave në Tiranë i bashkohen edhe përgatitjet për panairin mbarëshqiptar më të madh bujqësor, blegtoral, që nis nga sheshi “Nënë Tereza”, përgjatë trotuarit të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Ky panair i jashtëzakonshëm mban emrin “Shqipëria punon tokën”, dhe hap dyert për fermerë, blegtorë dhe sipërmarrës shqiptarë dhe atyre të trojeve shqiptare jashtë kufirit, si Kosova dhe Maqedonia.

Rezultate imazhesh për shqiperia punon token

Panairi nis më datë 29 Nëntor, dhe vjen për herë të parë në një hapësirë të përbashkët në zemër të Tiranës, deri më 30 Nëntor.

Mes kompanive të produkteve ushqimore pritet të zhvillohet një prezantim kulinarie, ku në qendër do të prezantohen prodhimet shqiptare dhe ato rajonale. Mjeshtrat e kuzhinës dhe restorantet, do të ofrojnë mundësinë e degustimit të recetave më të spikatura, me shije tipike shqiptare!

Rezultate imazhesh për shqiperia punon token

Eventi mbarëshqiptar do të mbledhë rreth 500 ekspozitorë të ndarë në kategori kryesore, si të rinj sipërmarrës në bujqësi, agroindustri, verëra, alkool, agroturizëm, fruta-perime, blegtori, produkte shtëpie –tradicionale, banka, fonde garancie në bujqësi e tjerë.

Vizitorëve dhe fëmijëve do t’u prezantohet ushqimi shqiptar, si është prodhuar, nga kush dhe pse është e rëndësishme të konsumojmë shqip, me ndihmën e shefave dhe tregtarëve të ushqimit bio shqiptar!

Një ide e mrekullueshme, që i mbledh shqiptarët rreth një ndër kënaqësive më të mëdha të jetë: ushqimit. Dhe sa mirë kur ti shijon atë çfarë toka jote prodhon!

Ç’mund të themi tjetër, përveçse shihemi në panair!

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF