KreuCelebrity

A e dini për sa kohë qendrojnë larg Vesa dhe Big Basta?

Vesa Luma dhe Big Basta u përfolën para disa kohësh për një krizë të mundshme në çift, por gjithçka u sqarua nga vetë këngëtarja, nëpërmjet një statusi në Instagram. Luma vulosi krejt të kundërtën, duke shpjeguar se përpos dashurisë, Liani është ai që e forcon edhe më shumë lidhjen mes saj dhe bashkëshortit.

Postimi më i fundit në Instagram i Vesës, sjell një foto plot emocion, ku shihen të tre anëtarët e familjes. Duke u puthur e përqafuar, Big Basta, Liani e Vesa duken plot mall në imazhin e ndarë në My Story. “Mezi presim të të shohim”, ka shkruar Luma, ndërsa sipër shkrimit qendron kjo datë: 22 maj 2017. Të jetë kjo vallë hera e fundit kur familja ka qenë kaq e bashkuar?

Edhe pse të larguar nga distancat, çifti duket se po përjeton thjesht një periudhë plot mall e mbushur me dashuri, e asgjë që ka lidhje me të kundërtën. Tashmë, presim rikthimin e Big Bastës në postimet e Vesës…

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF