KreuCelebrity

Eva Longoria shtatzënë? Aktorja 42-vjeçare shfaq shenjat…

Aktorja e dashur për publikun Eva Longoria dhe bashkëshorti i saj i tretë Jose Baston, kanë mbi një vit që përpiqen të krijojnë familjen e tyre. Ata lidhën martesë në maj të 2016-s, por ende s’janë bekuar me një fëmijë.

Por me sa duket, Eva, edhe pse 42 vjeç, mund t’ia ketë dalë mbanë vërtet, sipas fjalëve mbërritur në Hollywood Life nga miqtë e saj.

Ajo u ka thënë atyre se është mëse gati të jetë mama, pa përmendur edhe të tjera shenja, si prerja e alkoolit, dhe pamja më e “plotë” muajt e fundit.

Eva Longoria pregnancy rumors

Përveç kësaj, ajo ka ndjekur trajtime IVF prej muajsh tashmë, ndaj gjithçka sa vjen e bëhet më dyshuese! Mbase Eva nuk do të japë lajmin paraprakisht, për shkak të supersticioneve.

Nuk i vëmë aspak faj!

Me kaq dëshirë sa ka Eva Longoria që të ketë fëmijë, urojmë më të mirën për të!

Rezultate imazhesh për eva longoria jose baston

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF