Jeta vazhdon! Reagon për herë të parë Viola, pas arrestimit të të dashurit… 0 407

Arrestimi i të dashurit të Viola Spiros, pati dy protagonistë. I pari ishte Valentin Selaj, të cilit një pjesë e medias i kushtoi vëmendjen e plotë, si ‘bosi i kokainës’ në Firence, ndërsa pjesa tjetër, kryesisht portalet e lajmeve për VIP-at vunë në qendër të vëmendjes vetë Violën. Nga moderatorja nuk pati asnjë reagim zyrtar, por mamaja e saj nuk pati pak për të thënë kundër gazetarëve, që sipas saj kishim hedhur baltë mbi figurën e së bijës. Pas Brunildës, ishte radha e Arjan Çanit të dilte në mbrojtje të Spiros, duke thënë ndër të tjera se “ajo nuk e ka hedhur ndonjëherë dashnorin në publik”.

Kështu, pas vetëm dy reagimeve, u duk se ra disi qetësia lidhur me këtë çështje, e siç thotë dhe shprehja: “Çudia më e madhe tre ditë zgjat”. Por, e djeshmja ka gjetur Violën në Lungomaren e Vlorës, ose të paktën këtë mësuam nga video e saj e postuar në My Story. Duke xhiruar detin dhe perëndimin e diellit, me një muzikë popullore shqiptare në sfond dhe me një qenush në prehër, duket se Spiro e ka lënë pas të gjithë historinë e përfolur rreth dy ditë më parë, duke vazhduar kështu rrugëtimin e saj njësoj si çdo herë tjetër.

Ky ishte postimi i parë i moderatores që pas lajmit të bujshëm, ndërsa ende nuk ka ndonjë deklaratë zyrtare nga ana e saj. E mesa shihet, as nuk do të ketë, jo për pak kohë të paktën…

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *