KreuCelebrity

Kastro godet sërish, këtë herë flet për “Kënga Magjike!”

Kastro Zizo njihet për natyrën e tij të lirë, larg kornizave të normales, si në muzikë, ashtu dhe në stil, si dhe për shprehjen hapur të çdo mendimi të tij. Së fundmi, këngëtari u përfshi në debatet mbi Festivalin e RTSH, ku drejtoi jo pak akuza për produksionin në tërësi. Pas ‘shpërthimit’ të inatit, së bashku me Rea Nuhun në krahë, Kastro solli një këngë të re në “Kënga Magjike”.

Tashmë e dimë që tre netët e mëdha për në këtë festival zhvillohen në datat 6, 7 dhe 9 dhjetor, çka do të thotë se jemi shumë pranë finales së këtij edicioni. Por, mesa duket miqtë e fansat nuk e kanë lënë rehat Kastron për një arsye në veçanti, gjë për të cilën këngëtari ka sqaruar në My Story. “SQAREJSHËN: Për të gjithë ju miq që keni filluar të më stresoni me kërkesën e vetme për të pasur bileta për “Kënga Magjike”, ju bëj të ditur që ato kanë dalë dhe i gjeni pranë Pallatit të Kongreseve”, ka shkruar fillimisht Kastro, duke e deklaruar qartazi që nuk ka asnjë lidhje me këtë pjesë.


“Vishuni mirë, lekët me vete dhe shkoni blini…sepse në çdo rast edhe unë do t’ju merrja lekët për biletat!”, ka shtuar këngëtari me humor, duke dhënë edhe një informacion të  rëndësishëm. Ai dhe Rea do të performojnë natën e dytë, e sa për finalen Kastro shpjegon: “S’e di, se varem nga votimi i këngëtarëve”. Të paktën e mësuam renditjen pa filluar dhjetori!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF