KreuCelebrity

Kate Middleton duhet të respektojë patjetër këtë rregull në dasmën e Harry-t!

Fejesa e Princ Harry-t me Meghan Markle ka pushtuar portalet e huaja, e kjo në sajë të detajeve të reja që zbulohen dita-ditës. Unaza e Meghan, dizenjuesi që supozohet të krijojë fustanin e dasmës, procedurat ku do kalojë aktorja kanadeze për t’u martuar me Princin, titulli që do të mbajë ajo…të gjitha këto, në artikuj të ndryshëm, të zbërthyera ndryshe.


Këtë herë, mësojmë se ka një rregull të veçantë etike për Kate Middleton në ditën e madhe të kunatit dhe kunatës së ardhshme. Çdo gjë do të jetë e filmuar dhe shikues nga e gjithë bota do të kenë mundësinë të shohin ceremoninë rojale. Kate, me apo pa dëshirën e saj, është e detyruar të mbajë një kapele atë ditë, e kjo sipas protokollit të oborrit mbretëror.


Ende nuk dihet ndonjë shpjegim në veçanti pse vjen një kërkesë e tillë, por Middleton nuk ka nga t’ja mbajë kësaj here. Për fatin e saj të mirë, kapelet i shkojnë më së miri Dukeshës, ashtu sikurse është një aksesor i preferuar nga vetë ajo. Pallati mbretëror mbetet i njejti kur vjen puna tek rregullat…!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF