KreuCelebrity

Live nga sheshi “Skënderbej”, ja atmosfera me yllin Emeli Sandé!

Ashtu si çdo vit, mbrëmja e datës 29 nëntor rezervohet për të mirënjohurën Natë e Badhë, ku artistë të ftuar performojnë live në kryeqytet, për kënaqësinë e shqiptarëve.

E ftuar këtë vit ka qenë artistja skoceze me famë botërore, Emeli Sandé, e cila ndezi Tiranën në tingujt e këngëve të tilla si “My kind of Love” “Hurts”, “Read all about it”.

Atmosfera është mjaft e gjallë në sheshin “Skënderbej”, në koncertin e përvitshëm. Gjithçka është organizuar nga Bashkia e Tiranës.

Ja disa video live nga koncerti:

Mbrëmjen e kanë hapur artistët Alban Ramosaj dhe Kamela Islamaj, me Dojna Memën si prezantuese.

Nuk ka munguar as një homazh për Chester Bennington, të grupit Linkin Park, i cili ndërroi jetë këtë vit.

A post shared by Alban Ramosaj (@albanramosaj)

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF