Nuk ka dimër për supermodelet! Kendall, Bella dhe Hailey, së bashku në Bahamas! 0 457

Si po shkojnë punët me temperaturat? Keni filluar ta ndjeni të ftohtin kudo, apo jo? Epo, kjo ndodh ndoshta se nuk po e shijoni dimrin në vendin e duhur.

Kendall Jenner, së bashku me Bella Hadid dhe Hailey Baldwin kanë vendosur të lënë pas gjithçka ka lidhje me atmosferën e dhjetorit, duke iu drejtuar kështu Bahamasit. Me bikini dhe në top formë, vajzat mesa duket kanë vendosur t’i çmendin fansat me disa super foto të nxehta. Duke mos harruar disa nga miket e tyre më të mira, supermodelet kanë ftuar në këtë udhëtim edhe Justine Skye dhe Camilla Morrone.

 

E pastaj na thoni, a kanë kuptim pushimet në ishullin ekzotik pa foto po aq ekzotike në Instagram?! Jenner ndau me ndjekësit një moment plot hare mes vajzave, që shihen në një jaht të vogël duke shijuar rrezet e diellit.

Ndërsa, Bella Hadid dhe Hailey Baldwin postuan foto të vetme, ku tërhiqnin vëmendje me trupin e ekspozuar me bikini.

Mendohet se ky udhëtim, në fakt, vjen si shkak i ditëlindjes së 21-të të Hailey Baldwin. E nëse vërtetë ka qenë kjo arsyeja, mendojmë se Baldwin ka patur një super ditë speciale, apo jo?

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *