KreuCelebrity

Të gjithë e njohim si Anxhelina, por miqtë kanë një emër krejt ndryshe për të!

Anxhelina ka festuar ditëlindjen, por jo atë zyrtaren, pasi miqtë i kanë organizuar një festë të parakohshme për atë çka pritet të vijë pas disa ditësh. Në një dhomë mbushur me tollumbace, njerëzit më të dashur për Hadergjonaj janë kujdesur edhe për të siguruar një tortë me foton e saj përsipër.

“Ditëlindjen e kam në 2 dhjetor! Por shokët po tregohen pak ekstra në këtë rast”, ka shkruar Anxhelina, ndërsa nuk ka lënë pa falenderuar tetë organizatorët e surprizës. Në mes tyre nuk mund të mungonte as Arieli, por sytë vunë re një tjetër detaj. Si tek shkrimi në tortë, ashtu dhe tollumbacet me gërma formonin emrin Gina!

 

Mesa duket, Xhina është dukur shkurtimi më i përshtatshëm për miqtë amerikanë të këngëtares, e në fakt, i përshtatet jo pak me figurën që jemi mësuar të shohim nga Anxhelina. Emër interesant, apo jo?

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF