Ish-miku i Anxhela Martinit, emri i ri në listën e skandaleve seksuale! 0 281

Një tjetër emër në “listën e zezë” të skandaleve seksuale! Russel Simmons, për audiencën shqiptare nuk është krejt i panjohur. Vite më parë, ai u përfol për një lidhje me modelen shqiptare Anxhela Martini, por kjo e fundit e ka mohuar dhe e ka quajtur thjesht mik të saj. Megjithatë, mediat e huaja e listuan pa problem Anxhelën ndër vajzat me të cilat Simmons kishte patur një romancë të shkurtër.




Sot, emri i producentit muzikor ka qenë shënjestra e lajmeve kryesore të TMZ, për shkak të akuzave për përdhunim nga një emër jo pak i njohur. Ish-modelja Jenny Lumet, njëkohësisht vajza e regjisorit të mirënjohur Sidney Lumet ka deklaruar se incidenti ka ndodhur kur Simmons i ka ofruar ta shoqërojë me makinë për në shtëpi. Në vend të kësaj, producenti është siguruar ta çojë në shtëpinë e tij, duke mos e lejuar të dalë nga makina.


Lumet ka zbardhur detaje edhe më të hollësishme, kur ka thënë që fillimisht Simmons kishte nisur ta prekte në vendet intime që në ashensor, për të shkuar më pas në dhomën e tij të gjumit, ku dhe e kishte përdhunuar. Jenny ka thënë për Hollywood Reporter: “I bëra llogaritë me mend. Nëse do ta  mbaja të qetë, do të arrija më në fund të shkoja në shtëpi.”


Simmons nuk ka mbetur pa një reagim, duke thënë se i vjen keq që Jenny këmbëngul për diçka të tillë. “Unë e njoh familjen Lumet dhe Jenny-n e kam takuar disa herë, por memoria ime ndryshon nga e saja kur vjen puna për atë natë”, ka thënë Simmons, ndërsa menjëherë pas kësaj ka thënë se tashmë është dorëhequr nga kompania që zotëronte. “Jemi në kohën e ndryshimeve të mëdha. Zëri i të padëgjuarëve, ata të cilët janë lënduar apo turpëruar meritojnë të dëgjohen. Për aq kohë sa korridoret e pushtetit hapin rrugë për gjeneratat e reja, unë nuk dua të përfaqësoj shkatërrimin, ndaj dhe heq dorë nga kompania që krijova dhe që zotëroj”, ka deklaruar producenti, pas akuzave të Lumet. Ndërkaq, ai ka ritheksuar se është totalisht dhunës ndaj femrave dhe që nuk e ka cënuar në asnjë formë Jenny Lumet.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *