Loreta Berhami: Ja si u njoha me bashkëshortin argjentinas 0 311

E ftuar në emisionin “Kush vjen për drekë” në Tv Klan drejtuesja simpatike e shtëpisë botuese “Pegi”, Loreta Berhami, përveç aftësive në gatim, rrëfeu edhe si u njoh me bashkëshortin argjentinas.

Ajo tha se është njohur me të në Paris, në një vend ku kishte muzikë latine dhe ata të dy kishin filluar të bisedonin, pasi ishin ndër të vetmit që nuk kërcenin.

“Bashkëshorti im është argjentinas, ne jemi njohur në Paris, ishim në një vend ku kishte muzikë latine, unë isha me dy shoqet e mia dhe ai me miqtë e tij. Ne ishim ndër të vetmit që nuk kërcenim aty dhe filluam të flasim”- tha Berhami.

Berhami rrëfeu gjithashtu marrëdhënien e saj më bashkëshortin.

“Bashkëshorti më thotë se gjuha jonë është si japonishtja. Ne kemi qëndruar në lidhje në distancë për 3 vite e gjysmë dhe pastaj unë u shkëputa nga puna në bankë që kisha në Milano dhe u zhvendosëm në Zvicër”,- tha Berhami.

Dretuesja e Shtëpisë botuese jeton në Zvicër me bashkëshortin dhe djalin e saj dhe vjen një herë në muaj në Shqipëri, kryesisht për punë.

 

 

 

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *