Paç fatin e Meghan Markle! Ja 3 princa beqarë, për të provuar fatin tuaj

Sa janë shanset që të hasësh princin Harry të Britanisë në një ndeshje polo, ta bësh të bjerë në dashuri me ty, të dilni, të të propozojë dhe ta gjesh veten pjesë të familjes mbretërore?!

A s’është me fat Meghan Markle, apo jo? Nuk ka fjalë për ta përshkruar këtë situatë!

Rezultate imazhesh për meghan markle prince harry

Të bëjmë llogaritë tani, sa princa beqarë kanë ngelur?

Princi Amedeo i Belgjikës? I zënë. Princi Carl Philip, Dukë i Värmland? S’është në treg. Frederiku i Danimarkës? Martuar me kohë.



Kush ka ngelur? Ja 3 princa beqarë, për të cilët mund të ëndërroni tërë ditën. Mbase do t’ju trokasin në derë një ditë!

 

1. Princi Hussein bin Abdullah i Jordanisë

Princi 23-vjeçar, bir i mbretit Abdullah dhe mbretëreshës Rania, jo vetëm është me gjak blu, por edhe një yll Instagrami, me plot 1.1 milionë ndjekës. Angela Merkel-in e ka shoqe fotosh, dhe hedh shpesh shkrepje të vetes duke luajtur futboll.

Goxha simpatik, gjithashtu!

Rezultate imazhesh për prince hussain of jordan

2. Princi Jean Christophe Napoléon Bonaparte

Po, nipi 31-vjeçar i Napoleon Bonapartit, dora vetë! Në fakt, stër-stër-stër-stër-nipi i tij. Vërtet monarkia franceze u hoq në shekullin e 18-të, por le të themi që princi Jean Christophe në Francë është si princi Leka në Shqipëri.

Është edhe bukurosh! Shikojani ata sy blu!

Rezultate imazhesh për jean cristophe bonaparte

3. Princi Sebastien i Luksemburgut

Apo më mirë të themi Lartmadhëria e tij Princi Sébastien Henri Marie Guillaume, Princi i Luksemburg, Princi i Nassau dhe Bourbon-Parma? 25-vjeçari është oficer i ushtrisë së Luksemburgut, dhe si më i riu ndër 5 vëllezër e motra, s’do të bëhet ndonjëherë mbret.

Akoma më mirë ama, sepse ka më tepër kohë për partneren e tij të ardhshme!

Rezultate imazhesh për sebastien of luxembourg

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *