KreuCelebrity

Prezervativë në derën e Eli Farës, përndjekësi me probleme mendore

Ndonëse ngjarja ka ndodhur që në qershor të këtij viti, vetëm tani së fundmi është dhënë vendimi për të riun 22-vjeçar që përndiqte këngëtaren Eli Fara.
Sipas gazetës “Panorama”, ai ka lënë prezervativë në derën e apartamentit të artistes, por Eli Fara nuk ka zgjedhur të bëjë kallëzim për rastin.

Image result for eli fara

Ka qenë një parukiere, e cila është përndjekur nga i njëjti person në të njëjtën mënyrë, e cila e ka dërguar çështjen në polici. I riu me probleme mendore quhet Gertjan H., 22 vjeç, banues në Tiranë.

Vendimi i Gjykatës së Tiranës vendos masën “mjekim të detyruar spitalor” për të riun, pasi ai vuan nga çrregullime mendore dhe nuk mund të burgoset për aktet e kryera.

Image result for eli fara

Vendimi përfundimtar i Gjykatës së Tiranës është dhënë më 16 tetor 2017, ndërsa këngëtarja nuk ka dhënë dëshmi në gjyq për rastin.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF