Sa i adhurueshëm! Princi George i çon letër Babagjyshit, ja ç’i kërkon 0 460

Me siguri prisni që princi George të kërkojë një mal me dhurata këtë Krishtlindje, apo jo?



Edhe dy male të kërkonte, dihet që familja e tij ka çdo mundësi, për t’i plotësuar çdo dëshirë a tekë mbretërore.

Megjithatë, sipas letrës që vogëlushi George shkroi këtë vit për Babagjyshin, letër që vetë princi William ia dorëzoi kreut të Polit të Veriut, ai kërkon vetëm një gjë: një makinë policie.

Duhet thënë që princi kishte mundësi të kërkonte deri në 5 dhurata, por George qenka më i përulur se ç’tregon titulli i tij.

Në rreshtin e mesëm të letrës, princi George shkroi vetë “Makinë policie”, dhe në fund të saj nënshkroi: “Me dashuri, George”. A s’është i mirë?

Princi William e mori me vete letrën, në vizitën e tij në Finlandë, dhe ia dorëzoi personalisht Babagjyshit.

Nuk dihet se çfarë përmban lista e princeshës Charlotte, por duhet të jetë diçka po aq e adhurueshme!

Në këtë kohë, vitin e ardhshëm, dy fëmijët mbretërorë do të jenë duke festuar edhe me një vëlla apo motër!

Rezultate imazhesh për george charlotte

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *