Arian Çani lë mustaqe: “Ftoj njerëzit të gjejnë quiz-in pse i kam lënë!” 0 235

Gjatë gjithë viteve të tij në televizion, nuk e kemi parë kurrë Arian Çanin të ndryshojë look. I veshur thuajse gjithnjë në të zeza, me flokë të shkurtra dhe energjinë e tij që s’ka shoqe, moderatori i “Zonë e lirë” e kompeson mungesën e surprizave në pamje nga ana e tij, me personazhet kontroverse që fton në studio.

Rezultate imazhesh për arian cani

Por jo më! Sot, Çani është shfaqur me ndryshimin që prisnim më pak në pamjen e tij. Moderatori ka lënë mustaqe, dhe nuk duket më i njëjti!

Publiku është habitur nga ky look i ri i tij, por në vend që të sqarojë se nga erdhi ky ndryshim i papritur, Çani e ka kthyer situatën në një quiz, duke ftuar njerëzit të hamendësojnë pse ka marrë këtë vendim.

Pyetja u postua edhe në Facebook-un e emisionit “Zonë e lirë”, ku ndjekësit nxituan të jepnin mendimin e tyre.

Po ju, si mendoni, pse ka zgjedhur të lërë mustaqe Arian Çani? A i shkojnë moderatorit mustaqet, apo duhet të kthehet në Çanin e vjetër që njohim të gjithë?

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *