KreuCelebrity

Emeli Sande për Dua Lipën: “Është e adhurueshme!”

Ajo ndezi atmosferën dy netë më parë në kryeqytet, ashtu sikurse ardhjen e saj e prinsin me padurim kryesisht fansat e këngëtares. Emeli Sande ka dhënë një intervistë ekskluzive për ‘Pop Culture’, para fillimir të koncertit, ku dhe ka folur për emocionet e ardhjes në Shqipëri, por edhe bashkëpunimet e saj me emra ndërkombëtar.


“Është hera e parë që shkel në Shqipëri”, ka thënë ajo, ndërsa është shprehur e kënaqur për ftesën në atë ditë. Pyetur nga moderatori mbi Dua Lipën, Sande ka patur asgjë më tepër përveç komenteve pozitive. “E njoh Duan, kemi qenë sëbashku në një tur në verë. Është e adhurueshme”, është shprehur këngëtarja, duke thënë më tej se i pëlqen shumë kënga “New Rules”.


A do të pranonte Emeli Sande bashkëpunimin me një nga koleget me origjinë shqiptare? “Natyrisht që po. Ato janë të talentuara dhe të veçanta, thjesht duhet gjetur momenti i duhur. Kaq mjafton që dy vajza të këdojnë bashkë”, ka vijuar edhe më tej Sande. Epo, të kryqëzojmë gishtat!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF