Moment emocionues në futboll, Maradona puth Pelé 0 1287

Ka pasur një atmosferë festive në shorteun e Kupës së Botës në Rusi, për vitin 2018, ku legjenda të futbollit janë mbledhur bashkë.

Disa nga momentet kryesore të eventit përfshijnë ish-mbrojtësin e Barcelonës, Carles Puyol duke bërë fotografi me Diego Maradona-n, ndërsa Ronaldinho duke pozuar me Seedorf dhe Okocha.

Edhe sulmuesit gjerman, Miroslav Klose, iu dha nderi të sillte trofeun në event.

Si golashënuesi kryesor i të gjitha kohërave në Kampionatin Botëror, nuk kishte futbollist më të mirë për këtë rol!

Por momenti më emocionues nga të gjithë, ka qenë padyshim kur Diego Maradona puthi një tjetër legjendë të futbollit, të pakrahasueshmin Pelé.

Nuk mund të mbajë një dhomë kaq shumë yje brenda saj!

Braziliani Edson Arantes do Nascimento, njohur ndryshe si Pelé, quhet shpesh si futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave, me një talent që i kalon kufinjtë e logjikës. Sekreti i suksesit të tij, në karrierën e gjatë profesionale, ka qenë improvizimi. Sipas kritikëve, Pelé kishte një perceptim të lartë të lojës, dhe ishte i lindur për të.

Argjentinasi Diego Maradona nga ana tjetër, ka skalitur gjithashtu historinë e tij në futboll, me kreativitetin dhe shpejtësinë e tij të reagimit. Thuhet për të që të njëjtat gjëra që bën me një top futbolli, i bën edhe me një portokall.

Megjithatë, Pelé, si më i hershmi në futboll, dhe një perëndi i vërtetë i lojës, ëshë tejet i respektuar dhe i nderuar nga ky i fundit, si dhe nga çdo njeri që e njeh futbollin  e vërtetë.

Rezultate imazhesh për pele maradona

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *