KreuCelebrity

Nga Roberti, për Norën, ja dhurata që do dëshironte të merrte çdo vajzë!

Nuk është hera e parë që shohim gjeste romantike nga Roberti. Edhe pse jo shumë e vunë re, një nga fundjavat e kaluara Nora postoi një foto, ku shihej Roberti duke i shërbyer mëngjesin në shtrat. Tani, me ardhjen e dhjetorit, çifti Istrefi-Berisha kanë gjetur kohën për t’u larguar nga Kosova, drejt një prej destinacioneve të Europës.


Nora fillimisht ka publikuar foto e video të atmosferës festive, mbushur me drita e zbukurime. Por, kjo nuk ka qenë më e rëndësishmja ndër postimet e saj. Në mes të një rruge qyteti, duke mbajtur katër trëndafila në duar, këngëtarja ka sjellë një imazh romantik, të cilin nuk e ka lënë pa një koment.


“Falemnderit, Robert Berisha”, ka shkruar Nora, ndërsa në anë ka vizatuar një zemër të vogël. Tre trëndafila të kuq dhe një rozë, kanë mjaftuar për të treguar se Roberti di t’ia bëjë qejfin Norës!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF