“Si do të ishte ndjerë mamaja për Meghan?” Harry përlot me përgjigjen! 0 159

Fejesa e Princ Harry-t me Meghan Markle po merr vëmendje çdo ditë e më shumë, e kjo kryesisht nga zbulimi i detajeve të reja. Edhe pse ende herët për të gjykuar, fansat e oborrit mbretëror po simpatizojnë më shumë  çiftin Meghan-Harry, se sa Kate-William. Kjo, për shkak të afrimitetit që Markle dhe Princi po tregojnë në intervista.


Në një rast të tillë, nuk mund të mungonte pyetja: “Si mendon se do të ishte ndjerë mamaja për Meghan?” Harry nuk e ka patur të lehtë përgjigjen në këtë rast, ndërsa ka shpjeguar si do të mund të shkonte marrëdhënia mes Diana-s dhe vajzës që i ka rrëmbyer zemrën. “Besoj se do të fluturonte në qiell nga lumturia për mua. Dhe do të kishte qenë padyshim shoqe e ngushtë me Meghan-in”, ka thënë Harry, dhe e gjithë atmosfera ka qenë vërtetë emocionuese.


“Në ditë si kjo më mungon më shumë se kurrë prezenca e saj dhe më mungon të ndaj lajme të gëzueshme me të”, ka vijuar edhe më tej Princi, duke theksuar dhe një herë boshllëkun që i ka shkaktuar në jetë largimi i parakohshëm i së ëmës. “Megjithatë, jam i sigurt që është duke kërcyer nga gëzimi për ne duke na parë nga atje ku është”, ka shtuar Harry, për t’i dhënë nota humori situatës  nuk është hera e parë që Princi shpreh ndjenjat për të ëmën…

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *