KreuCelebrity

Vesa Luma shtatzënë dhe më nostalgjike se kurrë!

Dhjetori mesa duket paska ardhur plot mall për VIP-at…Mes fotove të Lianit, Big Bastës e ambientit aktual të punës, Vesa ka lënë vend edhe për një tjetër postim. Me barkun shumë të fryrë, duke pozuar para pasqyrës, Luma ka shkruar: “9 muajshe shtatzënë. Ndihem nostalgjike”.


Edhe pse shumë nëna e konsiderojnë një eksperiencë të vështirë, askush nuk mund të mohojë se është ndër rrugëtimet më të bukura. Tashmë duke e parë Lianin të rritet dita-ditës, Vesa ka ndjerë mall për kohën kur e mbante ende djalin e saj në bark. Nga ana tjetër, nuk kishim parë foto të këngëtares me barkun kaq shumë të dallueshëm.


Mesa duket, është dashur të kalojnë pal vite që  Luma të çelë arkivat, ndërsa postimet vijuese janë të lidhura, normalisht, me Lianin. Mos ndoshta Vesa po mendon që shumë shpejtë të mendojë për një fëmijë tjetër…?!

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF