A e dini se kush do të luante tek ‘Titanik’ në vend të DiCaprio?

‘Titanik’ është një ndër filmat më të njohur, ashtu sikurse për shumë kohë mbajti vendin e parë në listën e filmave më të shitur. I përfolur shumë për fundin, çdo herë e më shumë zbulohen detaje të reja nga prodhimi i 1999. Këtë herë, ka qenë Kate Winslet ajo që ka rrëfyer diçka mjaft interesante.

Leonardo DiCaprio duket se nuk ka qenë zgjedhja e parë dhe përfundimtare për rolin e Jack Dawson. “Kam bërë audicion me Matthew McConaughey”, ka zbuluar Winslet, ndërsa askush nuk e priste një përgjigje të tillë.  “Ishte vërtetë e çuditshme. Asnjëherë nuk e kisha thënë publikisht!”, ka zbuluar aktorja.


Sa për dorën e Winslet në xhamin e makinës gjatë skenës së seksit, Kate ka thënë se ka qenë një zgjedhje regjisoriale dhe jo skenariale. Trupi i djersitur i saj dhe i DiCaprio-s ishte i spëkratur me ujë, për të dhënë edhe më shumë ndjenjën e pasionit. Eh, kinemaja!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *