KreuCelebrity

Armina na tregon se dhjetori i saj është më i bukuri i shqiptarëve!

Teksa Shqipërinë ky fillim dhjetor e gjeti të mbuluar me ujë, blogerja Armina Mevlani na ofron një pamje krejt ndryshe! Në fakt, të mrekullueshme!

Pasi vendosi në profilin e saj në instagram një foto peisazh, ku dëbora mbulonte vendin, në të cilin ajo ndodhej, – i paidentifikuar në fakt, po mbrëmjen e djeshme, Armina e pasuroi faqen e saj me dy imazhe të saj, pikërisht nga ky vend! E veshur mjaft chic, me beretën trend, që jua sheh gjithë VIP-ave në botë tashmë, Armina duket në superformë dhe gati për të shijuar pushimet dimërore, për të cilën kanë nisur shumë më herët sesa do ta mendonit!

Në fakt, Arminës tashmë i janë kthyer në zakon pushimet e shpeshta, të cilat ajo shpesh i komenton si ftesa që i vijnë për shkak të blogut të saj! Megjithatë këto foto të 1 Dhjetorit dhe ky udhëtim në dëborë mes maleve duket mjaft romantik për të!!!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF