KreuCelebrity

Erisa Kacupi në një hap me Lorin, ja çfarë i ka kopjuar këtë herë!

Janë dy ndër ndjekëset më të mëdha të modës në Shqipëri, edhe pse popullariteti i Lorit sfidon disi. Kemi shkruajtur jo pak mbi ngjashmëritë në stil mes Erisa Kacupit dhe trashëgimtares së Top Channel, ndërsa kryesisht zgjedhjet e njejta vijnë në bazë të preferencave për firmat e shtrenjta. Këtë herë, Erisa ka sjellë një tjetër kombinim, e sytë nuk mund të mos na zinin një detaj që e kemi parë edhe më herët.

Sandalet ‘Gucci’ të zbukuruara me gurë të shndrritshëm përsipër kanë qenë idealet për Kacupin, por kujtojmë se fillimisht ky model na impresionoi në kombinimet e Lorit. Madje, trashëgimtarja e Top Channel solli dhe një tjetër version të tyre, duke i kombinuar me çorape të bardha, gjë që tërhoqi jo pak vëmendje. Nga ana tjetër, kjo nuk është e vetmja rastësi gjatë këtyre kohëve të fundit.


Ndjekëset e modës në Shqipëri tashmë po i drjtohen një emri të vetëm: Balenciaga. Dhe jo, nuk po flasim për çizmet e famshme që Sara Hoxha ‘ia mori borxh’ Kim Kardashian. Atletetet e kësaj firme kanë qenë kombinimi perfekt për veshjet e kokë e këmbë në të zezë, si për Lorin, ashtu dhe për Erisën. Kjo e fundit është parë dhe me kombinimin e një trikoje dhe berete, njësoj si në një nga fotot më të fundit të Hoxhës.


Nga ana tjetër, dashuria për Balenciaga nuk ka pushtuar vetëm Erisën dhe Lorin, por modele të njejta kemi parë dhe nga Jonida Maliqi dhe Alba Danaj. Madje, si Maliqi, ashtu dhe Danaj po bëjnë që shumë shpejtë të kthejmë sytë nga peliçet Max Mara. Epo, pasioni për modën të merr gjithmonë me vete!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF