KreuCelebrity

Ja fotoja që tregon se Emma Stone e Orlando Bloom janë i njëjti person

Nuk është ajo legjendë e çuditshme urbane për të cilën çdo individ ka 7 sozi të shpërndarë në të gjithë botën. Tani nuk jemi këtu për të provuar të vërtetën shkencore të këtij supozimi, por kemi një siguri, për një arsye jo shumë të kuptueshme dhe shumë të paqartë Emma Stone dhe Orlando Bloom janë binjakë të ndarë në lindje. Dhe këtë e tregon kjo foto që po qarkullon në rrjet dhe ka bërë të çmenden shumë fansa të aktores apo aktorit, sapo është publikuar nga Orlando Bloom në faqen e tij në Instagram:

Megjithatë, ekziston një shpjegim për çdo gjë. Emma është e impenjuar në serinë e re televizive të Maniac për Netflix, e cila tregon historinë e dy fëmijëve me aftësi të kufizuara mendore që jetojnë në një spital psikiatrik. Në një nga skena ajo shfaqet si një kukudh me një mantel, veshë të gjatë, hark, shigjeta dhe flokë të gjata bjonde. Në praktikë është versioni femëror dhe identik i Legolas, kukudh magjepsës që luhet nga Orlando Bloom në sagën e Zotit të unazave.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF