KreuBordo Men

Rama vesh xhupin e skuadrës së futbollit për të vizituar zonat e përmbytura

Kryeministri Edi Rama i njohur dhe i përfolur edhe ndërkombëtarisht për stilin e veshjeve të tij është ndodhur këto ditë në zonat e përmbytura nga reshjet ku ka inspektuar situatën.

Por ajo që  na ka rënë në sy është xhupi që ka zgjedhur të veshë këto ditë, që u përkasin dy skuadrave të njohura sportive.

Kështu dje kryeministrin e pamë me një xhup që i përkiste skudrës së Bayern Munchen, në Urën e Mifolit në Vlorë, një zonë mjaft problematike nga reshjet.

Kurse sot, Kryeministri u shfaq sërish me një xhup skuadre, dhe zgjodhi ekipin e tij të preferuar Juventusin.

Ai vizitoi fshatin Ferras në Fier, ku në orët e mëngjesit Forcat e Armatosura evakuuan 20 banorë për të shmangur ndonjë rrezik të mundshëm.

Nuk është hera e parë që kryeministri tërheq vëmendjen mediatike përsa i takon stilit të tij të veshjes. Pak ditë më parë Edi Rama, sërish në Fier u pa i veshur me çitjane, ndërsa ndiqte nga afër përfundimin e një investimi për ujësjellësin e këtij qyteti.

Një tjetër rast është edhe ai darkës informale në Bruksel për 6 kryeministrat e rajonit të Ballkanit, ku Rama ishte i vetmi veshur në mënyrë rinore për moshën apo pozitën e tij, një kontrast i dukshëm me 5 liderët e tjerë, veshur me kravatë e këmishë. Dukej se Rama e kishte marrë fort për zemër natyrën “informale” të darkës, siç dallohet nga xhaketa blu e ndezur, t-shirt-i me stampime dhe pantallonat në model çitjanesh.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF