KreuKuzhine

Sallata e frutave me ngjyra, një kryevepër për t’u shijuar dhe parë

Thuhet se të hash me ngjyra bën mirë për shëndetin dhe ku ka më mirë sesa stina e vjeshtës për të shijuar ushqimet me ngjyra? Receta për këtë sallatë me panxhar, dardha dhe mango do të ishte edhe dreka juaj në zyrë. Shumë e lehtë për t’u bërë, e shijshme për t’iu servirur edhe miqve në shtëpi për një aperitiv.

Aq e bukur sa që ju mund ta përdorni atë si një çentro tavoline!

PËRBËRËSIT

4 mango

2 dardha

1 mollë,

2 fiq të zinj,

8 gështenja të pjekura, erëza aromatike, 400 g biskota me bajame,

100 g çokollatë e zezë 66 për qind,

200 g lëng dardhe

për xhelin panxhar dhe uthull balsamike

300 g panxhar i gatuar,

100 g uthull balsamike,

20 g sheqer kafe,

3 g xhelatinë

PËRGATITJA

Shkrini çokollatën në një banjo mari. Grini biskotat në mikser sa të bëhen  pluhur, shtojani çokollatës së shkrirë dhe punojeni derisa të bëhet e butë. Për të përgatitur xhelin e panxharit, përzieni panxharin e zjerë me uthullën balsamike, 1 dl ujë dhe filtrojeni. Shtoni sheqerin, xhelatinën dhe zjejeni duke e trazuar; mbani anash 1 dl. Hidheni pjesën tjetër në një enë dhe lëreni të ftohet, pastaj kaloni atë në frigorifer derisa të jetë plotësisht xhel. Përzieni xhelatinën për të marrë një xhel të butë dhe homogjen. Preini mollën në feta të holla dhe vendoseni atë në panxhar. Vendosini në pjata tulin e mangos, dardhës së prerë në feta të hollë, mollën, xhelin me një lugë çokollatë, lëngun e dardhës, gështenjat e pjekura, fiqtë e ndarë të kaluar poshtë grillës së furrës dhe erëzat.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF