“Songs of experience”/”U2” në kërkim të dritës në fund të tunelit 0 154

Grupi irlandez “U2” nxjerr në treg për publikun albumin e shumëpritur, për të cilin iu deshën tre vjet ta përfundonte.

Në album përfshihen këngë me elemente tradicionale dhe histroike të grupit ndër vite.

U deshën tre vite por më në fund albumi “Songs of experience” doli në treg në të gjithë botën. Temat që trajtohen në këngë lëvizin ndërmjet situatave intime, personale dhe tema si emigracioni që kërkojnë në çdo rast dritë në fund të tunelit.

Regjistrimet janë kryer ndërmjët Dublinit, Nju Jorkut dhe Los Anglesit. Rezultati është një album më kompleks se zakonisht që kërkon ta dëgjosh disa herë për të kuptuar thelbin e tij.

Produksioni i albumit është frut i artistëve si Jacknife Lee, Rayan Tedder dhe në qendër zëri magjik i këngëtarit legjendar Bono.

Albumi pritet që ta vendosë grupin përsëri në qënder të skenës ndërkombëtare muzikore më fuqishëm se kurrë.

 

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *