Xhensila Myrtezaj në muzikë: “Besi më ka mbështetur që mos t’i shtrij dorën kujt” 0 701

Ka pak kohë që këngëtarja Xhensila Myrtezaj vuri kurorë me aktorin Besart Kallaku, dhe çifti duket shumë i lumtur bashkë.

Megjjithatë, shumë njerëz përflasin se Besi, përveçse si partneri i saj, paguan kompozitorët dhe e mbështet në çdo hap të karrierës muzikore artisten, duke i bërë punët fare të thjeshta për të.

Xhensila nuk e ka problem ta pranojë këtë gjë, siç bëri kur u pyet nga Roza Lati në emisionin “Why Not?”.

Do isha mosmirënjohëse po ta mohoja që në fillim Besi më ka mbështetur si shok, si partner. Ai më ka thënë që do të mbështes tani që të mos kesh nevojë më vonë t’i shtrish dorën askujt”, tha Xhensila .

Megjithatë më pas këngëtarja ia ka dalë që të sigurojë vetë të ardhurat dhe të mbulojë me to kërkesat e saj. “Unë kam punuar fort dhe, sigurisht pa mohuar dhuratat e partnerit, të gjitha veshjet që shihni dhe çdo shpenzim timin e blej vetë”, ka thënë ajo.

Po ashtu, e pyetur se çfarë do të bënte Xhensila po ta tradhtonte Besi, artistja ka pasur një reagim të veçantë për këtë.

Rezultate imazhesh për xhensila myrtezaj besi

“Ishim tek kafja dhe e pyeta Xhensilën si do reagonte po ta tradhtonte Besi? Ajo u ngrit nga tavolina dhe bëri kryqin”, -ka treguar Roza Lati.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *